Klubet e Premierligës përfshirë Cityn në garë për Ilkay Gundogan
Mesfushori Ilkay Gundogan po shqyrton largimin nga Barcelona, ndërsa një rikthim i mundshëm në Premierligë mund të ndodhë në verë.
“Athletic” raporton se turku-gjermani ka informuar Barcelonën se dëshiron të largohet, vetëm 12 muaj pasi iu bashkua si agjent të lirë nga City.
Gundogan është i hapur për një aventurë të re, ndërsa ka marrë ofertë nga Turqia, Katari dhe Arabia Saudite.
Një ndër klubet e interesuara është Manchester City, pra ish klubi me trajnerin Pep Guardiola që e ka hapur derën e ribashkimit me lojtarin, sidomos pas lëndimit të Oscar Bobb, i cili do të mungojë deri në janar.
Barcelona ndërkohë nuk është e dëshpëruar për ta shitur Gundoganin, por nuk do ta bllokonin ngase është ndër lojtarët më të paguar, ndërsa vazhdojnë të kenë probleme financiare.
🚨 Ilkay Gundogan exploring options amid possibility of leaving Barcelona. Contract 2026 (hit appearance threshold last season to extend 2yr #FCBarcelona deal by 1yr) but 33yo midfielder could now move. Interest from PL, Turkey, Qatar, Saudi @TheAthleticFC https://t.co/WUriODlE3L
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 19, 2024
Transferimi i ri Dani Olmo nuk është regjistruar ende, andaj shitja e mundshme e Gundoganit do të shtonte para te katalunasit për ta finalizuar 26-vjeçarin në skuadrën e Barcelonës.
Përndryshe, trajneri Hansi Flick preferon ta mbajë në skuadër. Gundogan mungoi në përballjen e parë të La Liga-s shkaku i një lëndimi