Klub i ri, ambiciet e reja – Lewandowski: Dua ta fitoj Ligën e Evropës - NACIONALE

Klub i ri, ambiciet e reja – Lewandowski: Dua ta fitoj Ligën e Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ka pranuar se dëshiron ta fitojë Ligën e Evropës këtë edicion.

Katalunasit dëshpëruan sërish në garat evropiane duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve qysh në fazën e grupeve, me Bayern Munichun dhe Interin që avancuan tutje.

Së fundmi, polaku që është kyç te Barcelona ka folur për synimet te katalunasit duke treguar se për këtë edicion duan ta fitojnë Ligën e Evropës.

"Ne duam ta fitojmë atë. Ndeshja e parë do të jetë kundër Manchester United dhe do të jetë shumë e ndërlikuar - deklaroi polaku - Rruga drejt fitores është shumë e gjatë, gjithçka që mund të bëjmë është të mendojmë vetëm nga ndeshja në ndeshje".

I pyetur për Ligën e Kampionëve, trofe që Barcelona s’e ka parë me sy që nga viti 2015, Lewa e vlerësoi si ‘ëndërr’.

"Të fitosh Ligën e Kampionëve do të ishte një ëndërr. Unë gjithashtu dua La Ligën, ky është një nga qëllimet e këtij sezoni", u shpreh ai për ‘Sport’.

Lewandowski gjatë ditës së shtunë në një intervistë për “Mundo Deportivo” kishte treguar se ëndërron të luajë edhe me Leo Messin.

“(Buzëqesh) Nuk varet nga unë. Natyrisht, shohim që tani ai luan më shumë si ‘organizues’, ndoshta shënon më pak gola dhe u jep më shumë pasime shokëve të skuadrës edhe pse vazhdon t’i shënojë në shumë raste edhe vetë. Por krahasuar me herët e tjera, tashmë ai është futbollisti që çdo sulmues do të ëndërronte të luante përkrah tij”.

Lajme të ngjashme