Lewandowski: Dua të luaj përkrah Messit, ai e fiton Topin e Artë 2023 - NACIONALE

Lewandowski: Dua të luaj përkrah Messit, ai e fiton Topin e Artë 2023

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, po kalon festat e fundvitit në Varshavë dhe para se të niset për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në Spanjë, ai ka dhënë një intervistë për Mundo Deportivo, ku ndër tjera tha se dëshiron të luajë përkrah Lionel Messit e gjithashtu tha se argjentinasi do ta fitojë Topin e Artë 2023.

Messi ia doli ta kthejë lavdinë në Argjentinë, duke triumfuar në Botërorin e Katarit 2022 dhe ishte më meritori për kombëtaren e tij. Ai gjithashtu ka nisur shumë mirë edhe sezonin me Paris Saint-Germain, që u ndërpre për të filluar Kupa e Botës.

Edhe Lewandowski ka nisur mirë me skuadrën e tij të re Barcelonën, duke qenë i pari në listën e golashënuesve në Laliga, por me kombëtaren polake nuk arriti të bënte edhe shumë në Botëror, duke u eliminuar në 1/8 nga Franca.

I pyetur se a dihet se kush do ta fitojë Topin e Artë për sezonin e radhës, Lewa tha se Messi gjendet në pozicionin më të mirë për ta fituar.

Messi: France Football should give Lewandowski the 2020 Ballon d'Or | Marca

“Sigurisht. Ndoshta ka edhe një lojtar më shumë që luan për të njëjtin klub, por ka vetëm një Botëror që vendos se kush do ta fitojë atë këtë sezon dhe Leo tani është në pozitën e parë me siguri për shkak të asaj që ka arritur që do të thotë gjithçka për të. Ai tani mund ta shijojë këtë.”

Sulmuesi polak gjithashtu tregoi dëshirën e tij që të luajë përkrah Messit para se të pensionohet.

The Messi and Lewandowski incident: What happens on the pitch, stays on the pitch | Marca

“(Buzëqesh) Nuk varet nga unë. Natyrisht, shohim që tani ai luan më shumë si ‘organizues’, ndoshta shënon më pak gola dhe u jep më shumë pasime shokëve të skuadrës edhe pse vazhdon t’i shënojë në shumë raste edhe vetë. Por krahasuar me herët e tjera, tashmë ai është futbollisti që çdo sulmues do të ëndërronte të luante përkrah tij.”

Barcelona: Lewandowski dreamt of playing for Real Madrid: Why did he sign for Barcelona? | Marca

Lewandowski në 14 ndeshjet e para për Barcelonën në elitën spanjolle ka shënuar 13 gola. Ai do të kthehet në skuadër për t'u stërvitur por nuk do të jetë i gatshëm në ndeshjen që skuadra e tij e luan më 31 dhjetor në Camp Nou ndaj rivalit të qytetit Espanyol.

Lajme të ngjashme