Klopp thotë se Liverpool do të provojë deri në fund të nënshkruajë me një mesfushor - NACIONALE

Klopp thotë se Liverpool do të provojë deri në fund të nënshkruajë me një mesfushor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se klubi do të provojë deri në fund që të arrijë marrëveshje për transferimin e një mesfushori të ri.

"Reds" kanë tetë mesfushorë në skuadër, por kanë pësuar lëndime të shpeshta që nga faza parapërgatitore, me vetëm kapitenin Jordan Henderson, Fabinho, James Milner dhe Harvey Elliott të gatshëm në dy xhirot e para.

Me vetëm një fitore në katër ndeshjet e para, Liverpool është duke bërë të pamundurën me Curtis Jones që është parë në stërvitje këtë javë para sfidës ndaj Newcastle United, mirëpo Thiago Alcantara, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain mbeten të lënduar.

Javën e kaluar, Klopp tha se ishte gabim që insistoi se "Reds" nuk kanë nevojë për mesfushorë, duke deklaruar se të gjesh lojtarin e duhur këtë vit është vështirë shkaku i çmimeve të larta.

Ndërsa, tani në konferencë për shtyp tekniku gjerman thotë se Liverpool do të bëjë çmos për të transferuar një mesfushor para se të mbyllet afati kalimtar.

"Çfarë nuk më pëlqen është nëse them "Nuk jam i sigurt", pastaj bënë një gjë të madhe për të".

"E kam realizuar. A është gjithmonë e lehtë? Jo. A diskutojmë këto gjëra në publik? Sigurisht që jo. Ta them këtë fillimisht, do të isha në gjendje të rrezikoja pak, por nuk vendosi unë dhe kjo është mirë. Do të provojmë deri në fund para se të mbyllet afati veror", ishin fjalët e Klopp.

Liverpool ishte i interesuar deri në fund për transferimin e mesfushorit francez Aurelien Tchouameni, por ish ylli i Monacos preferoi kalimin te Real Madrid.

Ata kanë interesim të madh për Jude Bellingham të Borussia Dortmund, mirëpo skuadra gjermane këtë vit nuk ka pranuar ta shesë pasi largoi Erling Haaland te Manchester City.

Sidoqoftë, edhe nënshkrimi me anglezin nuk do të jetë e lehtë pasi interesim serioz ka shprehur edhe Real Madrid.

Lajme të ngjashme