Klopp: Përmbysja ndaj Newcastle më e vështirë se ndaj Barcelonës - NACIONALE

Klopp: Përmbysja ndaj Newcastle më e vështirë se ndaj Barcelonës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jurgen Klopp se rikthimi fantastik i Liverpoolit ndaj Newcastle Unitedit ishte një ndër fitoret më të mira në karrierë dhe që s’e ka përjetuar një gjë të tillë që dy dekada.

Darwin Nunez bëri heroin për “Reds” që fituan me rezultat 1:2 ndaj Newcastle United, pavarësisht se ishin me një lojtar më pak shkaku që Van Dijk u ndëshkua me karton të kuq.

Pas ndeshjes, Klopp tha se përmbysja ishte më e vështirë se fitorja e famshme ndaj Barceonës.

Padyshim. Ishte më vështirë se rikthimi ndaj Barcelonës (ku Liverpool bëri një përmbysje pasi humbi 3:0 në ndeshjen e parë)”.

Në 1 mijë ndeshjet e mija si trajner, asnjëherë s’kam parë ndeshje të tillë. Me 10 lojtarë në një atmosferë ndaj një kundërshtari të tillë, jam i sigurt se asnjëherë nuk ka ndodhur. Këto momente janë të rralla dhe shumë të veçanta”.

Iu thashë pas pjesës së parë se kjo mund të jetë një histori që t’iu tregojmë nipërve. Do t’i shoh nipat pas 10 ditëve dhe do t’iu tregojë. Dy gjëra ishin të qarta: Nuk mund ta pranonim golin e dytë dhe që Trent nuk mund të merr karton tjetër të verdhë, pra nëse ndodhin këto dyja kemi një shans”.

Ndërkohë, Klopp dha lëvdata edhe për paraqitjen fantastike të Nunez, i cili u kritikua vazhdimisht që kur iu bashkua “Reds”.

“I dhashë një përqafim dhe e inkurajova të provojë të bëjë më të mirën për skuadrën”.

“Ai s’është i lumtur që nuk është titullar, por nuk mund të kesh më shumë se 11 lojtarë që luajnë vazhdimisht. Lojtarët nuk janë të lumtur. Duhet të krijojmë një mënyrë të re ë lojës dhe Darwin mund të jetë kyç në këtë aspekt”.

Për Liverpoolin ishte fitorja e dytë në Premierligë, derisa ka të regjistruar edhe një barazim kundër Chelseas.

Lajme të ngjashme