Darwin Nunez hero, Liverpool me përmbysje fiton ndaj Newcastle Unitedit - NACIONALE

Darwin Nunez hero, Liverpool me përmbysje fiton ndaj Newcastle Unitedit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka marrë tre pikë të arta në udhëtim te Newcastle Unitedi, në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë.

“Reds” edhe pse me një lojtar më pak nga minuta e 28-të, arritën ta përmbysin rezultatin nga 1:0 në 1:2.

Newcastle e nisi për mrekulli me talentin anglez Anthony Gordon që kaloi në epërsi me një gol të bukur nga afërsia pas një shpërqendrimi të mbrojtjes vendase (25’).

Tre minuta më vonë mysafirët mbeten me një lojtar më pak pasi Virgil van Dijk që u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë si lojtar i fundit (28’).

Newcastle United vazhdoi të jetë më e mirë duke pasur dy raste fantastike me Miguel Almiron, i cili goditi edhe shtyllën.

Sidoqoftë, i inkuadruari Darwin Nunez ishte hero me dy gola të vonshëm që i ndihmoi mysafirëve t’i arkëtojnë pikët e plota.

Fillimisht uruguaiani realizoi me një goditje fantastike pas një asistimi të Diogo Jotas (81’).

Ndërsa në minutat shtesë, Nunez doli sërish në skenë – këtë herë pas asistimit të Mohamed Salahut (90+3’).

Pas kësaj fitore Liverpool zë vendin e katërt me shtatë pikë, derisa Neëcastle qëndron në vendin e 13-të me tre sosh.

Lajme të ngjashme