Klopp: Na duhet ndonjë mrekulli që të na kthehen disa lojtarë nga lëndimet - NACIONALE

Klopp: Na duhet ndonjë mrekulli që të na kthehen disa lojtarë nga lëndimet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ndihet se ka nevojë për “mrekulli” që disa nga lojtarët e lënduar t’iu kthehen më parë se sa pritej.

Mesfushori Ryan Gravenberch u bë futbollisti më i fundit që i bashkohet “listës së lëndimeve”, duke pësuar një dëmtim jo të lehtë në finalen Carabao Cupit ndaj Chelseas.

I pyetur për lëndimet e shpeshta para përballjes me Southamptonin, Klopp nënvizoi se vetëm ndonjë “mrekulli” mund t’iu kryente punë.

“Na duhet ndonjë mrekulli me disa lojtarë. Nuk dua të them që do të mungojnë për një kohë të gjatë”.

“Por disa nga lojtarët s’ishin të gatshëm për finalen, Darëin, Mo, Dom – të shohim se çfarë mund të bëjnë të martën”.

“Në një botë ideale nuk duhet të mendosh për këto gjëra, por sigurisht ne s’jetojmë në një të tillë prandaj kur lojtarët arrijnë duhet t’i shikojmë”.

“Kur lojtarët arrijnë, mund t’i shoh në sy dhe të shoh se kush është gati dhe pastaj e bëj formacionin zyrtar”.

Liverpool ndërkohë është lider në tabelë me 60 pikë të mbledhura, një më shumë se Manchester City që renditet në pozitën e dytë.

Ndërkohë, “Reds” kthehen në “aksion” të mërkurën ku e presin Liverpoolin në “Anfield” në kuadër të FA Cupit.

Lajme të ngjashme