Klopp flet për shanset e Liverpoolit për ta siguruar Ligën e Kampionëve pas humbjes së Man Unitedit - NACIONALE

Klopp flet për shanset e Liverpoolit për ta siguruar Ligën e Kampionëve pas humbjes së Man Unitedit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jurgen Klopp ka qeshur me sugjerimet se Liverpool mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve pas humbjes së Manchester Unitedit.

Skuadra e Erik ten Hag ka nevojë vetëm për tri fitore që ta sigurojë pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm në histori, por të enjten dëshpëruan me një humbje të vonshme nga Brightoni.

Edhe pas kësaj, Klopp nuk pret që Liverpooli ta përfundojë sezonin në top katër, ku sipas tij skuadra angleze duhet ta ruajë pozitën e pestë.

"Skuadrat e tjera janë në pozita shumë më të mira. Nëse vazhdojmë t'i fitojmë ndeshjet nuk kemi shanse dhe kemi ekipe prapa që duhet të përkujdesemi".

"Nëse Brighton fiton të gjitha ndeshjet dhe mënyrën si luajtën mbrëmë është e mundshme, paraqitje fantastike, futboll vërtetë i mirë".

"Ne kemi 59 pikë, United ka 63. Ne mund të bëjmë maksimumi 71 dhe United ka nevojë vetëm për tetë pikë në katër ndeshje. Mendoj se ata do t'ia dalin që të jem i sinqertë. Ata kanë nevojë vetëm për tre fitore dhe kryhet".

"Nuk është vetëm tek ata, ne duhet të fitojmë ndeshjet tona gjithashtu. Nesër Brentfordi, oh Zoti im, shumë ndeshje e vështirë".

"Një gabim dhe ata të vrasin me kundërzbritje. Gjuajtjet janë të mira, trajneri është fantastik. Si mund të mendoj për gjërat e tjera që nuk do të ndryshojnë?", nënvizoi tekniku gjerman.

Ndërkohë, deri më tani vetëm Arsenal dhe Man City kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin 2022/23.

Lajme të ngjashme