Klopp flet për Arthur: Liverpool luan ndryshe nga Juventusi - NACIONALE

Klopp flet për Arthur: Liverpool luan ndryshe nga Juventusi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, shpreson që i sapo transferuari në skuadrën e tij, Arthur, të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mesjavë ndaj Napolit, pasi që në ndeshjen e fundjavës është e pamundur. Gjermani ka thënë se mesfushori brazilian nuk luajti mirë në Juventus por te të kuqtë ka mundësi më të mira, sepse sipas tij luajnë më ndryshe futboll.

Mesfushori brazilian kaloi në ditën e fundit te Liverpooli dhe detajet e publikuara nga Juventus ishin dukshëm të ndryshme nga ato që mendohej fillimisht.

Besohej se ishte një huazim i thjeshtë, por në vend të kësaj, zonja e vjetër njoftuan se Liverpool ka paguar 4.5 milionë euro për periudhën e një sezoni, me një opsion për të blerë për 37.5 milionë euro të tjera në fund të marrëveshjes në vitin 2023.

Liverpool FC — Liverpool complete signing of Arthur Melo on loan - journalbreak

Ai fluturoi dje për testet mjekësore dhe sot Klopp shpjegoi në një konferencë për shtyp se leja ndërkombëtare nuk do të vijë në kohë që braziliani të luajë kundër Evertonit.

Informacioni im është se kjo nuk do të ndodhë deri nesër. Të gjithë shpresojmë se do të jetë mirë për Napolin”, tha trajneri.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim. Çfarë sjell ai? Ai është një futbollist vërtet i mirë. Një karrierë shumë emocionuese tashmë dhe ende mjaft e re. Ai po vjen në moshën më të mirë për një futbollist.

“Ai jep ritëm, është një pasues vërtet i mirë, shpejtësi me topin, i sigurt me topin, shumë i mirë në zona të ngushta. Me pëlqen shume."

Juventusi kishte qenë aq e etur për ta hequr Arthurin nga skuadra e tyre, saqë në fillim të verës ata ishin përgatitur ta huazonin falas te Valencia, duke paguar gjysmën e pagës së tij.

Duke marrë parasysh sa pak ndikim pati ai nën urdhrat e Maximilano Allegrit dhe paraardhësit të tij, Andrea Pirlos, çfarë shohin Liverpool dhe Klopp tek ai?

Liverpool take Arthur Melo on loan from Juventus to solve midfield problem | Transfer window | The Guardian

“Pse mund të huazosh një lojtar si ky? Sepse nuk funksionoi 100 për qind te Juventusi. Por unë e shoh këtë më tepër si pozitive sepse potenciali është me siguri ende aty tek ai. Ne luajmë ndryshe nga Juve. Të gjithë menduam se ai mund të përshtatej mjaft mirë, kështu që unë jam shumë i kënaqur me ardhjen e tij.”

26-vjeçari bëri vetëm 63 paraqitje për Juventusin, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

Në deklaratën e tyre zyrtare, Juve vuri në dukje se ai kishte një shkallë të pasimeve të sakta prej 92.9%, por kritikët do të theksonin se kjo ndodh sepse ai kryesisht bënte vetëm pasime anash dhe prapa.

Lajme të ngjashme