Klopp e pranon se ka mbetur i befasuar me dështimin e Sadio Manes te Bayern Munich - NACIONALE

Klopp e pranon se ka mbetur i befasuar me dështimin e Sadio Manes te Bayern Munich

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka pranuar se ka mbetur i befasuar me dështimin e sulmuesit Sadio Mane te Bayern Munich.

Senegalezi pas shtatë viteve te “Reds” vendosi të largohet për t’iu bashkuar gjigantit gjerman.

Bayern pagoi rreth 34 milionë funte për sulmuesin, por transferimi doli të jetë ‘makth’ pasi dështoi të fitonte vendin titullar, si dhe grushtoi bashkëlojtarin Leroy Sane.

Klopp e ka pranuar se ka mbetur i befasuar si dështoi ky transferim, por shtoi se nuk ka biseduar më me lojtarin.

Nuk e di çka shkoi keq te Bayerni. Kur u largua ishte në formë shumë të mirë, lojtar i klasit botëror”.

Vend i ri, pritje të reja ndoshta. Nuk kam biseduar me Sadion për këtë situatë”, tha ai.

Ndërkohë, Mane veçse ka luajtur ndeshjen e fundit për Bayern Munich pasi ka kompletuar me sukses testet mjekësore për t’iu bashkuar klubit arab Al Nassr.

Përndryshe, senegalezi do të nënshkruajë një kontratë ku do të fitojë rreth 650 mijë funte në javë, që do ta bëjë ndër më të paguarit në Arabinë Saudite.

Mane tani do të jetë bashkëlojtar i disa yjeve si Cristiano Ronaldo, Marcelo Brozovic dhe Fofana.

Lajme të ngjashme