Sadio Mane konfirmon largimin nga Bayerni: I uroj klubit më të mirat në të ardhmen
Sulmuesi Sadio Mane ka konfirmuar largimin nga Bayern Munich, duke i uruar klubit suksese në vazhdimësi.
Edhe pse iu bashkua vetëm vitin e kaluar, senegalezi do të largohet për t’iu bashkuar Al Nassr, ku të hënën mbrëma do t’i kryejë edhe testet mjekësore.
Në një intervistë për “SkyDe”, Mane konfirmoi largimin nga Bayern duke deklaruar se i vjen keq që përfundoi në këtë mënyrë.
“Të largohem nga Bayerni më dhemb mua. Do të doja të ishte një përfundim tjetër”.
“E di që mund ta ndihmoja skuadrën këtë sezon. Sidoqoftë, i uroj klubit dhe tifozëve më të mirë në të ardhmen”, deklaroi ai.
Koha e Manes te Bayern Munich nuk eci aspak sipas planeve, pasi pësoi lëndime të njëpasnjëshme edhe pati përleshje me bashkëlojtarin Leroy Sane.
Senegalezi pas humbjes nga Man City kishte goditur në fytyrë gjermanin e që atëherë filluan problemet e shpeshta, me Bayernin që e vendosi menjëherë në shitje.
Kësisoj, ai tani do të bëhet lojtari më i fundit që i bashkohet Al Nassr, ku do të ketë bashkëlojtar Cristiano Ronaldon dhe Marcelo Brozovicin.