Klopp e konfirmon se ylli i skuadrës është në dyshim për ndeshjen ndaj Brightonit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez, është në dyshime për ndeshjen e të kuqve në udhëtim te Brightoni, për shkak të një lëndimi të pësuar.
Uruguaiani nuk ka qenë në gjendje të stërvitet këtë javë për shkak të një problemi të kofshës, gjë që duket se do ta mbajë atë jashtë udhëtimit të, të kuqve në stadiumin Amex të shtunën.

Klopp u tha gazetarëve: "Ne jemi në pritje të informacionit. Nuk është lëndim i rëndësishëm, por e mbajti atë jashtë stërvitjes, kështu që ne do të presim për këtë."
Klopp gjithashtu konfirmoi se të dy James Milner (kërthizë) dhe Stefan Bajcetic (ijë) do të kthehen në stërvitje të plotë të Premten dhe duhet të jenë në garë për një vend në formacion për ndeshjen me Brightonin.
.jpg?format=jpg)
Liverpooli është tashmë pa tre sulmues të tjerë, me Luis Diaz dhe Diogo Jota që mungojnë për një kohë të gjatë dhe Roberto Firmino që ende nuk është rikuperuar nga një lëndim në pulpin e këmbës që pësoi në stërvitje para Krishtlindjeve. Kjo do të thotë që nënshkrimi i ri Cody Gakpo ka të ngjarë të luajë në qendër kundër Brightonit, me Alex Oxlade-Chamberlain ose Fabio Carvalho, që do të luajnë në krahun e majtë. Ylli i ri, Ben Doak, gjithashtu do të shpresojë të përfshihet sadopak në ndeshje, me 17-vjeçarin që ka impresionuar me paraqitjet e tij nga stoli javët e fundit.

Të kuqtë do të përballen me Brightonin në Premierligë të shtunën përpara se të shkojnë në Molineux të martën për t'u përballur me Wolves në ndeshjen e raundit të tretë të FA kupës.

