Kjo është mënyra se si Kosova mund të kualifikohet në Botëror përmes Ligës së Kombeve - NACIONALE

Kjo është mënyra se si Kosova mund të kualifikohet në Botëror përmes Ligës së Kombeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në ligën C të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” janë favoritët për të avancuar një ligë më lartë, pranë Rumanisë, meqenëse Qipro dhe fituesi i ndeshjes Lituani/ Gjibraltar në “letër” janë kombëtare më të dobëta.

Kosova ka një mundësi të mirë që përmes Ligës së Kombeve, t’i afrohet edhe kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026, pavarësisht që do të jetë shumë vështirë.

Si mundet Kosova ta sigurojë kualifikimin në Botëror përmes Ligës së Kombeve?

“Dardanët” fillimisht duhet me patjetër që ta fitojnë grupin C2, ku kësisoj sigurojnë avancimin në një lloj “play-offi” – ku do të përballen me fituesit e grupeve tjera të ligës C, pra C1, C3 dhe C4.

Aty, Kosova sërish duhet t’i fitojë dy ndeshje për ta siguruar play-offin e Kupës së Botës, ku do të marrin pjesë 16 kombëtare (pozitat e dyta të kualifikuesve, si dhe katër fituesit e ligës A, B, C dhe D).

Pra thënë më thjesht, është njësoi si para disa viteve ku u mposhtëm në gjysmëfinale nga Maqedonia e Veriut veçse këtë herë do të përballemi edhe me pozitat e dyta që përfundojnë në kualifikimet e Kupës së Botës, që do të nisin në vitin 2025.

Vlen të ceket, se në rast që një kombëtare siguron avancimin direkt nga kualifikueset e Kupës së Botës, atëherë nuk do të marrë pjesë në këtë play-off edhe nëse e fiton grupin e Ligës së Kombeve, ku gjendet.

Lajme të ngjashme