Kishte probleme me trajneren, Rajmonda Spahiu e lë Kosovën për Shqipërinë - NACIONALE

Kishte probleme me trajneren, Rajmonda Spahiu e lë Kosovën për Shqipërinë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Pasi kanë marrë një numër të konsiderueshëm të lojtarëve në kategorinë e meshkujve nga Kosova, FSHF-ja e ka vazhduar sistemin e njëjtë edhe në kategorinë e femrave.

Portierja Rajmonda Spahiu ka njoftuar se e ka lënë Kosovën për t’iu bashkuar ekipit A të Shqipërisë.

Sipas saj, e tëra ka ndodhur shkaku i disa problemeve me trajneren e Kosovës, e cila kishte vendosur ta lëntë në stol.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Të nderuar anëtar të komuntetit të sportit dua të ju njoftoj se tash e tutje unë Rajmonda Spahiu do t’i bashkangjitëm Kombëtares A te Shqipërisë Femrat.

Unë ne moshën 15 vjeçare ju kam bashkuar përfaqësueses Kosovës u17 Femrat dhe nga aty kam kaluar te grupmosha u19 dhe kam patur paraqitje shume te mira sa qe kam rëne edhe ne sytë e selektoreve Suedeze te përfaqesuesja A e Kosovës .

Une para dy viteve kisha oferte ti bashkangjitem Kombetares Shqiptare por me ne fund u realizua tani.

Por jam e lumtur qe endërra e babit tim te ndjerë tani u realizua.

Me krenari dhe përgjegjësi do ti mbroj ngjyrat kuq e zi”, shkroi ajo ndër të tjera.

Lajme të ngjashme