"Kisha probleme psiqike", Marcus Rashford flet për vështirësitë e edicionit të kaluar
Sulmuesi Marcus Rashford ka falënderuar atmosferën në skuadër që i ndihmuan të rigjejë formën para golit.
Talenti anglez shënoi golin e 100-të në të gjitha garat për Manchester Unitedin, në fitoren e pestë radhazi, këtë herë ndaj West Hamit me rezultat minimal 1:0.
Pas një harkimi tejet të bukur të Christian Eriksen, Rashford realizoi me kokë duke shënuar të shtatin në të gjitha garat.
Rashford tani më ka tejkaluar rekordin e edicionit të kaluar, me Man United që përfundoi si pozitë e gjashtë në tabelë me trajnerin e atëhershëm, Ralf Rangnick.
Duke folur pas ndeshjes, 24-vjecari ka pranuar se ka pasur probleme psiqike për formën e dobët, por tani e tërë atmosfera ka ndryshuar nën urdhrat e Erik ten Hag.
"Të jem i sinqert është komplet një energji ndryshe në klub dhe në stërvitje. Kjo më ka vendosur në një formë më të mirë dhe ndihem shumë i motivuar".
"Kam vuajtur edicionin e kaluar, më shumë në anën psiqike, jo vetëm me paraqitjet e mia. Ishin gjëra të tjera jashtë fushës".
"E kam fjalën se puna jote është të flasësh çfarë ndodh në fushë, për ne duhet të jemi në vendin me të ngushtë në secilën ndeshje".
"Shpesh herë edicionin e kaluar nuk isha në pozitën e duhur".
Ndërkohë, për formën e lartë të Rashford foli edhe legjenda e klubit Gary Neville, i cili shtoi se lojtari më nuk është i nënshtruar nga CR7.
"Është komplet ndryshe tani. Njerëzit menduan se duhet të lëvizte nga Man United. Mendoj se kjo do të ishte turp dhe shpresoja që do të rikthehej dhe të kishte formën e mirë prapë".
"Mendoj se nga pesë minutat e parë kishte momente kur Rashford ishte duke vrapuar me fuqi të plot. Kishte raste edicionin e kaluar kur ishte në të njëjtat pozita dhe hezitonte, tani duket se është i vendosur. Kishte momente kur vitin e kaluar zakonisht do të pasonte te Ronaldo, ishte i nënshtruar nga ai".