Kimmichhhhhhhh! Bayern Munich në epërsi ndaj Arsenalit - NACIONALE

Kimmichhhhhhhh! Bayern Munich në epërsi ndaj Arsenalit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka arritur ta shënojë golin e epërsisë ndaj Arsenalit.

Pas një pjese të parë pa gola, me Arsenalin që luajti pak më mirë, bavarezët kanë arritur ta gjejnë golin.

Zhvillohej minuta e 63-të kur Guerreiro harkoi për mrekulli në zonë, me kapitenin Joshua Kimmich që goditi fuqishëm me kokë për 1:0.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Angli, përfundoi me barazim 2:2 dhe me rezultatin aktual, skuadra gjermane kalon tutje në gjysmëfinale.

Lajme të ngjashme