Kimmich: Real Madridi ka fuqinë për ta mposhtur kundërshtarin në minutat e fundit - NACIONALE

Kimmich: Real Madridi ka fuqinë për ta mposhtur kundërshtarin në minutat e fundit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Joshua Kimmich pret një përballje të vështirë ndaj Real Madridit, që e ka vlerësuar si kundërshtar të fortë që mund ta ndryshojnë lojën në minutat e fundit.

Gjiganti gjerman synon ‘hakmarrjen’ ndaj madrilenëve, të cilët herën e fundit i kishin mposhtur 0:4 në “Allianz Arena”.

Në konferencë për media, Kimmich ka komentuar kualifikimin me “fat” të Realit, ndërsa deklaroi se duhet të jenë shumë të fokusuar.

“Nuk mendoj se duhet të flasim për hakmarrje, të dy skuadrat kanë ndryshuar shumë që nga humbja 0:4”.

“Madridi kishte fat? Ndoshta kanë pasur pak fat. Por, dy vite më parë e bën të njëjtën gjë dhe gjithmonë kanë arritur ta ndryshojnë rezultatin. Kur ndodh një gjë e tillë, s’flitet për fat. Ata kanë fuqinë dhe besimin për t’i mposhtur kundërshtarët edhe në minutat e fundit”.

Nuk kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitur. Real Madridi është një skuadër që mund ta ndryshojë lojën shpejtë. Duhet të gjejmë mënyrën për të rrezikuar dhe ta kontrollojmë lojën. Është e rëndësishme të dimë si të sulmojmë dhe mbrohemi”.

Kimmich ndër të tjera shtoi se është mjaftë i motivuar për këtë përballje gjysmëfinale.

Më motivon të luajmë ndaj Real Madridit. Është një ekip shumë i madh, dhe mbi të gjitha është gjysmëfinale, të gjithëve iu pëlqen kush do që sheh futboll”.

Real Madrid bën shumë ndryshime pozicionale dhe me tërë këto ndryshime nuk duhet vetëm të mbrohesh. Lojtarët e Real Madridit janë shumë të fortë”.

Ndihem mirë, pozitiv. Duhet të luajmë me besim dhe të jemi shumë të fokusuar. Sezoni nuk ka qenë i suksesshëm për ne, por në Ligën e Kampionëve po shkojmë me një shpirt ndryshe. Është ndjenjë e veçantë të luash gjysmëfinalet ndaj Real Madridit”.

Lajme të ngjashme