Kimmich drejt largimit? Real Madrid dhe Liverpool në pritje - NACIONALE

Kimmich drejt largimit? Real Madrid dhe Liverpool në pritje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich thuhet se ka tërhequr ofertën për një kontratë të re për mesfushorin Joshua Kimmich.

Kontrata aktuale e Kimmich skadon në fund të sezonit dhe, pas muajsh spekulimesh, raportet në Gjermani sugjeronin se një rinovim ishte pranë finalizimit, duke i dhënë fund shpresave të Real Madrid dhe Liverpool për ta siguruar atë me parametra zero.

Megjithatë, sipas BILD, Bayern ka tërhequr ofertën e rinovimit, pasi është irrituar nga hezitimi i vazhdueshëm i 30-vjeçarit për të firmosur.

Drejtuesit e klubit i kanë bërë të qartë Kimmich se nuk duan të vazhdojnë negociatat pa një vendim konkret nga ana e tij për të ardhmen.

Si rezultat, propozimi i kontratës, që ishte thuajse i finalizuar, është tërhequr dhe Bayern ka vendosur të mos negociojë më.

Megjithatë, theksohet se dera nuk është ende plotësisht e mbyllur për Kimmich te Bayern, por mesfushori duhet të bëjë të qarta qëllimet e tij sa më shpejt.

Situata e kontratës së Kimmich ka ngjallur interesin e disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Real Madrid dhe Liverpool janë përmendur më së shumti si destinacione të mundshme, duke pritur mundësinë e një transferimi të bujshëm me parametra zero.

Lajme të ngjashme