Kërkohet nga Real Madridi, Rodri: Nuk e di, kam pasion për ligën spanjolle - NACIONALE

Kërkohet nga Real Madridi, Rodri: Nuk e di, kam pasion për ligën spanjolle

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Rodri thotë se është i fokusuar në të tashmen dhe që do ta konsideronte mundësinë për të kaluar në Spanjë, ku kërkohet nga Real Madridi.

“Los Blancos” e kanë bërë prioritet transferimin e mesfushorit spanjoll, meqenëse e kanë vendosur në shitje Aurelien Tchoumanenin, i cili ka dëshpëruar së fundmi.

Në një intervistë së fundmi për “Cope”, Rodri tha se është i lumtur te City por që do ta konsideronte kalimin në Spanjë.

“Nuk e di, më pëlqen ta jetoj të tashmën dhe kam kontratë me klubin. Jam shumë i lumtur këtu. T’i mbylli ose hapi dyert nuk ka kuptim”.

Jam ende shumë i pasionuar për ligën spanjolle, por liga angleze është e veçantë. Është klubi ku ndihem shumë i identifikuar, i ngjashëm dhe rehat. Më duhet të mendoj për t’u larguar atje”.

Ndër të tjera, Rodri dëshiron të rikthehet në fushë pa përfunduar ky sezon.

Po, po. Sezoni është më i gjatë tani, Kupa e Botës për klube përfundon më 13 korrik. Dua ta kem mentalitetin për ta sfiduar vetën dhe qenë aty”, ishte përgjigja e qartë e fituesit të Topit të Artë.

28-vjeçari aktualisht po shërohet nga këputja e ligamentit të gjurit dhe mungesa e tij menjëherë po vërehet te Man City, skuadër e cila ka pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit.

Lajme të ngjashme