Kërkohet nga Chelsea, Sadio Mane vendos për të ardhmen - NACIONALE

Kërkohet nga Chelsea, Sadio Mane vendos për të ardhmen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Sadio Mane nuk e mendon largimin nga Bayern Munich në verë pavarësisht raportimeve se ka interesim nga Chelsea.

Senegalezi iu bashkua gjigantit gjerman në verë nga Liverpooli në një marrëveshje 32 milionë funtesh.

Sidoqoftë, ai ka dështuar ta gjejë formën që kishte te “Reds” duke menaxhuar të shënojë vetëm 12 gola në sezonin debutues.

Kësisoj, Chelsea ia ka hapur derën Manes pasi trajneri Mauricio Pochettino është një admirues i madh dhe mendon se profili i lojtarit do t’i përshtatej filozofisë që synon ta ndërtojë te klubi londinez.

Gjatë kohës sa ishte te Liverpooli, Mane ishte pjesë kyçe e formacionit të Kloppit pasi bënte presion të madh dhe ndihmonte në shpejtësi dhe intensitet ashtu siç e kërkon futbolli anglez.

Mirëpo, Mane e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë pasi e sheh të ardhmen në Gjermani dhe nuk është i interesuar për një rikthim në Angli.

Ish ylli i Southamptonit ndihet i lumtur në “Allianz Arena”, sidomos me projektin e klubit prandaj dëshiron të ketë sukses.

Bayern Munich është duke luftuar për titullin kampion këtë edicion pasi janë eliminuar nga dy garat e tjera si Liga e Kampionëve dhe Kupa e Gjermanisë.

Lajme të ngjashme