Kërkohet nga Barcelona, Luis Diaz flet për të ardhmen
Sulmuesi Luis Diaz insiston se është i lumtur dhe qetësuar pavarësisht spekulimeve që po e lidhin me një largim nga Liverpooli.
27-vjeçari ka zhvilluar 37 paraqitje në Premierligë sezonin e kaluar, duke regjistruar tetë gola me “Reds” që e përfunduan si pozitë e tretë, prapa Manchester Cityt dhe Arsenalit.
Diaz vazhdimisht ka qenë i lidhur me largimin nga Liverpooli, me PSG-në dhe Barcelonën si destinacione potenciale. Megjithatë, kolumbiani e ka bërë të qartë se nuk po mendon të largohet nga “Anfield”.
“Jam shumë i lumtur te Liverpooli, është skuadër dhe klub shumë i mirë. Gjithmonë kam dashur të luaj këtu, pra jam shumë i lumtur dhe relaksuar”.
“Nuk po mendoj për asgjë tjetër, jam duke menduar për kombëtaren e Kolumbisë, që është këtu ku jemi”, deklaroi ai për “Gol Caracol”.
PSG thuhet se është skuadra më e interesuar për Diazin, që e shohin si pasuesi i Kylian Mbappes, mirëpo skuadra e Ligue 1 ende nuk i ka kompletuar planet për afatin e verës.
Barcelona ndërkohë duhet të shesë disa lojtarë për t’i rritur fundet dhe një blerje e Diazit mund të ndodhë vetëm nëse shesin Raphinhan, që kërkohet me ngulm në Arabinë Saudite.