Kërkohet nga Arsenali e Unitedi, Sane: Preferoj rinovimin me Bayern Munichun - NACIONALE

Kërkohet nga Arsenali e Unitedi, Sane: Preferoj rinovimin me Bayern Munichun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Leroy Sane i ka thënë Arsenalit dhe Man Unitedit se preferenca e tij është të rinovojë me Bayern Munichun.

Gjermanit i skadon kontrata në fundin e sezonit, që nënkupton se është lirë për t’u larguar falas në verën e vitit 2025.

Arsenali dhe Unitedi thuhet se po e vëzhgojnë nga afër situatën e Sanes, ndërsa raportimet në Gjermani thonë se ish ylli i Cityt duhet të pranojë zbritjen e pagës për të qëndruar në “Allianz Arena”.

Mirëpo, Sane ka insistuar se paratë nuk është janë faktori kryesor prandaj preferon rinovimin me “Bavarezzët”.

“Kam besim në vetë, në situatë dhe klubin tim. Jemi transparentë dhe shkëmbejmë mesazhe relaksuese”.

“Ndihem mirë, bisedimet me Kompany, Max Eberl dhe Freund janë shumë të mirë dhe po besoj. Prandaj aktualisht jam vetëm i fokusuar te Bayerni, do të shohim në javët dhe muajt e ardhshëm”.

“Paratë s’janë fare në mendjen time. Sa fitoj s’është prioritet. Për të qenë i sinqertë, as nuk e kam menduar për një sekondë”.

Edhe pse ende nuk ka rinovuar, Sane nuk po e konsideron fare largimin nga Bayerni në janar.

“Definitivisht nuk do të nënshkruaj me ndonjë klub në janar. Nuk më duhet ndonjë vendim i shpejtë”.

“Premierliga? Ende kam simpati për ligën, e përcjelli në televizion. Por, jam i lumtur te Bayerni. Këtu i kam sfidat ma të mëdha dhe qëllimet”.

Lajme të ngjashme