Kërkohet nga Arsenali, Bayern Munich vendos për të ardhmen e Leroy Sane
Bayern Munichu e ka mohuar mundësinë për ta lejuar sulmuesin Leroy Sane të largohet në afatin kalimtar të janarit, përkundrazi duan t’ia rinovojnë kontratën.
Sane po kalon sezonin e pestë me Bayernin pasi kompletoi transferimin prej 45 milionë funte nga Man City në vitin 2020.
Kontrata e gjermanit skadon në vitin 2025 dhe kërkohet me ngulm nga Arsenali mirëpo që Bayerni tani po dëshiron t’ia rinovojë kontratën.
“Sky Deutschland” raporton se të dy palët janë optimiste se mund ta mbyllin një marrëveshje edhe pse aktualisht negociatat janë larg “gjuhës së përbashkët”.
Bayerni kërkon t’ia zbresë pagën Sanes prej 2-4 milionë euro, me drejtorin sportiv Max Eberl që po bën disa ndryshime. Gjermani fiton momentalisht rreth 20 milionë euro për sezon, por varet edhe nga bonuset e paraqitjes.
Sane nuk është i vetmi lojtar i Bayernit të cilit do t’i zbritet paga sepse gjiganti gjerman ka diskutuar edhe me emrat si Joshua Kimmich dhe Manuel Neuer.
Pavarësisht që marrëveshja është larg, Bayerni nuk po e konsideron shansin për ta lejuar Sanen të largohet në janar ngase dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Bundesligan prandaj s’duan ndryshime.
Sane tashmë ka fituar disa trofe me Bayernin përfshirë tre trofe të Bundesligas dhe Kupën e Botës për klube.