Kërkohet nga Arsenal, Chelsea dhe Man Utd, Brentford i ulë çmimin Ivan Toneyt - NACIONALE

Kërkohet nga Arsenal, Chelsea dhe Man Utd, Brentford i ulë çmimin Ivan Toneyt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Brentford ia ka ulur çmimin sulmuesit Ivan Toney në mënyrë drastike para afatit kalimtar të verës, me kontratën e sulmuesit që skadon më 2025.

Që kur Brentford u promovua në Premierligë, Toney e ka dëshmuar vetën si një ndër sulmuesit më të mirë në kampionat pavarësisht që humbi disa muaj këtë sezon.

Sidoqoftë, e ardhmja e Toneyt mbetet larg Brentfordit, me Chelsean dhe Arsenalin që kanë shprehur interesim konkret.

Sipas gazetarit të besueshëm Florian Plettenberg, “Bletat” janë pajtuar me largimin e anglezit dhe tani duan ta shesin për vetëm 40 milionë funte për dallim nga 70 milionë që kërkonin gjatë janarit.

“Shumë klube nga Premierliga janë të interesuara. Chelsea dhe Arsenal po e vëzhgojnë nga afër për në verë. Më kanë thënë se çmimi është rreth 30-40 milionë funte për momentin”, shkroi ai.

Arsenal është duke e kërkuar edhe një qendërsulmues pavarësisht që e blen Gabriel Jesusin vetëm dy vite më parë për 45 milionë funte nga Manchester City, që kishte vetëm edhe një vit në kontratë, andaj mund ta përdorin mënyrën e njëjtë edhe për Toney.

Ndërkohë, Chelsea gjithashtu mbetet shumë e interesuar, ku pritet ta shesin Armando Brojën e pastaj të investojnë për Toney, por nëse do të ishte zgjedhja mes dy skuadrave atëherë anglezi do ta preferonte Arsenalin shkaku i pjesëmarrjes edhe në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme