Kërkohet me ngulm nga PSG, Joshua Kimmich thyen heshtjen mbi të ardhmen - NACIONALE

Kërkohet me ngulm nga PSG, Joshua Kimmich thyen heshtjen mbi të ardhmen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Bayern Munichut Joshua Kimmich thotë se nuk është duke menduar kalimin te Barcelona ose Paris Saint-Germain në afatin kalimtar veror.

Kontrata e gjermanit skadon në vitin 2025 dhe ka mundësinë që të largohet nga “Bavarezzët”, pasi pëlqehet nga disa klube të mëdha.

PSG thuhet se e ka bërë prioritet Kimmich, derisa Barcelona dhe Man City mbesin admirues që një kohë të gjatë mirëpo iu ka mbyllur derën për një transferim në janar.

“Jam i fokusuar vetëm te Bayerni, afati dimëror nuk është problem. Në ndonjë pikë klubi do të më kontaktoj dhe do ta diskutojmë të ardhmen”, tha ai.

Kimmich është legjendë tashmë te Bayerni, pasi ka fituar tetë herë radhazi titujt e Bundesligas, si dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2020.

Deri më tani, ai ka shënuar 41 gola në 368 paraqitje në të gjitha garat që kur iu bashkua RB Leipzigut në vitin 2015.

Lajme të ngjashme