Kërkohet me ngulm nga Chelsea dhe Liverpool, e ardhmja e Osimhen ende e paqartë
Sulmuesi Victor Osimhen ende s’ka arritur marrëveshje me asnjë klub pavarësisht raportimeve se është pajtuar për kalimin te Liverpool.
24-vjeçari është një ndër talentët më të kërkuar në Evropë pas sezonit të shkëlqyer që po kalon te skuadra italiane.
Kohëve të fundit është raportuar se Chelsea dhe Liverpool e duan nigerianin, por ky i fundit ka zgjedhur t’i bashkohet “Reds” në verën e vitit 2024.
“Chelsea vazhdon ta vëzhgojë Osimhenin, por pavarësisht disa raportimeve në Itali, ai nuk ka arritur marrëveshje me Liverpoolin. Burimet më thonë se ai s’ka marrëveshje me asnjë klub”.
“Ende nuk ka marrëveshje për rinovimin e kontratës me Napolin, pavarësisht që ka marrë një ofertë të madhe nga klubi momental”.
“Osimhen do të vendos, por tani mund të them se raportimet për Liverpoolin nuk janë të vërteta. Sigurisht, Liverpool njësoi si një numër i klubeve po vëzhgojnë disa top sulmues në Evropë, por asnjë marrëveshje s’është arritur. Duhet të presim që të shohim si do të shkojë, kuptohet nëse do të jetë një nga lojtarët për t’u parë në vitin 2024”, tha ai.
Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis po shpresonte ta mbyllte marrëveshjen e re me nigerianin pas vitit 2025, por gjërat kanë ndryshuar.
De Laurentiis është takuar disa herë me përfaqësuesit e nigerianit dhe u raportua se thuajse u krye, por pastaj sulmuesi ka pasur dyshime.
“Asnjëherë s’kam qenë më i palumtur me Osimhenin, por gjithmonë janë dy aspekte në këto gjëra”.
“Jam ende i njëjti, nëse qëndrimi i tij ka ndryshuar (për kontratën e re), nuk mund të bëj asgjë. Nëse gjërat ndryshojnë pas një zgjatje dore, është zhgënjyese, por jeta vazhdon”.
“Kemi lidhje të shkëlqyer, kontrata i skadon më 2025, ka ende kohë. Mos harroni e shita Koulibalyn një vit para se kontrata t’i skadonte”.