Kërkesa e Artetas për sulmues, Arsenali tentoi transferimin e Alvaro Moratas - NACIONALE

Kërkesa e Artetas për sulmues, Arsenali tentoi transferimin e Alvaro Moratas

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Dëshira e madhe për të marrë një sulmues të ri, bëri që Arsenali të konsiderojë edhe transferimin e mundshëm të ish dështakut së Chelseas Alvaro Morata në javën e fundit të afati dimëror.

“Topçinjtë” në përballjen që zhvilluan me Gironan diskutuan me përfaqësuesit e Joan Garcias, portierit të Espanyolit, të cilin provuan ta marrin edhe në verë.

Gjatë këtyre bisedave, sipas “The Athletic”, Arsenali ngriti edhe mundësinë e nënshkrimit me Moratan, që ka të njëjtin agjent me Garcian.

Sidoqoftë, Arsenali ishte i interesuar vetëm për ta huazuar 32-vjeçarin, por në fund e humbën garën përballë skuadrës turke Galatasaray.

Galatasaray arriti ta bind lojtarin, i cili dikur ka përfaqësuar klubet e mëdha si Real Madrid, Juventus, e Atletico Madrid.

Në fakt, as Arsenali nuk ishte i gatshëm t’i jepte Moratas ose përfaqësuesve së lojtarit një përgjigje përfundimtare nëse interesi i tyre ishte konkret dhe përfundimisht dështoi gjithçka kur konsideruan alternativa, si Ollie Watkins i Aston Villas.

Arsenali kësisoj mbetet me skuadrën aktuale për pjesën e mbetur të sezonit, derisa po vazhdon të luftojë për trofetë e mëdhenj si Premierliga e Liga e Kampionëve.

Lajme të ngjashme