Këndellet Polonia, Piatek shënon për të barazuar ndaj Austrisë (VIDEO)
Kombëtarja e Polonisë ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Austrisë.
Një tollovi u krijua në zonën mbrojtëse të Austrisë, ku fillimisht u bllokua një goditje, me topin që shkoi në këmbët e Piatek.
Ish-ylli i Milanit dribloi Traunerin dhe shënoi lehtësisht për të barazuar rezultatin në 1:1, në minutën e 30-të të takimit.