Këndellet Man Unitedi, triumfon ndaj Crystal Palace - NACIONALE

Këndellet Man Unitedi, triumfon ndaj Crystal Palace

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United pas disa rezultateve negative, ka gjetur rrugën drejtë fitores duke mposhtur dhe njëkohësisht eliminuar Crystal Palace nga “Carabao Cup”.

“Djajtë e Kuq” triumfuan bindshëm me rezultat komod 3:0 për të avancuar në rrethin e 16-të më të mirëve.

Man United e nisi për mrekulli duke kaluar në epërsi përmes talentit Alejandro Garnacho, që u asistua nga Diogo Dalot (21’).

Dominimi i vendasve vazhdoi me Mason Mount që gjeti të lirë Casemiron, i cili dyfishoi epërsinë gjashtë minuta më vonë (27’).

Man United kishte edhe raste tjera shënimi në minutat e mbetur, por që nuk arriti t’i finalizojë.

Fitoren e vendasve e vulosi qendërsulmuesi Anthony Martial me një gol të bukur pas asistimit së Casemiros (55’).

Kësisoj, skuadra e Ten Hag avancon në rrethin tjetër dhe kundërshtarin do ta mësojë së shpejti.

Lajme të ngjashme