Këndellet Liverpooli, shënon fitore të thellë ndaj Leeds Unitedit - NACIONALE

Këndellet Liverpooli, shënon fitore të thellë ndaj Leeds Unitedit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpooli ka arritur ta gjejë fitoren në Premierligë, pas një serie negative prej katër ndeshjeve pa fitore, duke mposhtur me rezultat të thellë 6:1 Leeds Unitedin në udhëtim.

Duke përfshirë këtë ndeshje, të kuqtë në pesë ndeshjet e fundit kanë humbur dy ndeshje, kanë barazuar po aq, ndërsa kjo është fitorja pas më shumë se një muaji, me të fundit fitore ndaj Manchester Unitedit me rezultat 7:0 më 5 mars.

Faza sulmuese ishte në formë të mirë në këtë ndeshje, me Mohamed Salah, Cody Gakpo dhe Diogo Jota që shkëlqyen.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi holandezi Gakpo në minutën e 35-të, i asistuar nga Alexander Arnold.

Vetëm katër minuta më pas për dyfishimin e epërsisë u kujdes Salah, ndërsa asistues ishte Jota dhe me epërsinë 2:0 përfundoi pjesa e parë.

Në 45 minutat e dyta u shënuan plot pesë gola, katër nga të cilët u shënuan mysafirët dhe vetëm një gol ngushëllues për Leeds.

Dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, Luis Sinisterra ngushtoi rezultatin në 2:1 dhe kaq ishte për vendasit në këtë takim.

Diogo Jota rikthye epërsinë prej dy golave për Liverpoolin shumë shpejt në minutën e 52-të.

Mohamed Salah shënoi të dytin personal dhe golin për 4:1 në minutën e 64-tët.

Ndërsa për rezultatin 5:1, shënoi Diogo Jota, që po ashtu shënoi të dytin personal në minutën e 74-të

Për golin e epilogut final 6:1 shënoi sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez, në minutën e fundit të takimit.

Pavarësisht fitores, Liverpooli vazhdon të mbetet në pozitën e tetë me nëntë pikë më pak se Newcastle United që është në pozitën e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa Leeds United gjendet në një pozitë jo shumë të mirë, pasi gjenden vetëm gjashtë pikë larg vendit të fundit të tabelë, Southampton.

Lajme të ngjashme