“Kaotik, i egër, energjik” barazimi mes Liverpoolit dhe Arsenalit ndër më të mirët në histori - NACIONALE

“Kaotik, i egër, energjik” barazimi mes Liverpoolit dhe Arsenalit ndër më të mirët në histori

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barazimi mes Liverpoolit dhe Arsenalit ishte kaotik, i egër dhe energjik, por Jurgen Klopp nuk mundi ta kuptonte sesi skuadra e tij nuk e fitoi, siç e quajti ai, njërën prej ndeshjeve më të mira në historinë e Premierligës.

“Uau” shtoi trajneri i Arsenalit Mikel Arteta, pasi skuadra e tij e dorëzoi një epërsi prej dy golave në Anfield të dielën.

Liverpooli rrallë herë bën lojë të qetë kundër Arsenalit, por kur lideri i ligës udhëtoi drejt Merseyside, pak njerëz mund ta kenë parashikuar dramën që do të pasonte.

Të kuqtë u rikthyen nga një disavantazh prej 0:2 për të barazuar 2:2 falë golit të barazimit nga zëvendësuesi Roberto Firmino në minutën e 87-të, pasi bashkëlojtari i tij Mohamed Salah e kishte humbur penalltinë.

Portieri i Arsenalit Aaron Ramsdale bëri dy pritje të klasit botëror në kohën shtesë, Granit Xhaka dhe Trent Alezander-Arnold u ndezën turmën në pjesën e parë pasi u kacafytën dhe një incident i jashtëzakonshëm mes gjyqtarit anësor dhe mbrojtësit të Liverpoolit Andy Robertson habit. Anësori do të hetohet për një goditje me bërryl që ia dha mbrojtësit.

“Ishte njëra prej ndeshjeve më të mira që e kam parë, nuk po e teproj”, tha ish-mbrojtësi i Anglisë Micah Richards në Sky Sports.

Kapiteni i Arsenalit e përshkroi atë si një ndeshje të çmendur, derisa Arteta ishte dëshmitar i një atmosfere, siç e përshkroi, si në xhungël në Anfield.

Por trajneri i Liverpoolit Klopp nuk mundi të besonte se skuadra e tij nuk i mori tri pikët e plota, pas pritjeve heroike të Ramsdale në kohën shtesë.

“Ishte ndeshje spektakolare në fund. Si nuk e fituam atë me ato shanse në fund, nuk e di”, theksoi Klopp.

Liverpooli i bëri 19 goditje në drejtim të portës së Ramsdale – kaq shumë goditje nuk kishte pranuar Arsenali që prej sezonit 2003-04, kur filloi grumbullimi i të dhënave.

Arsenali me këtë pikë e çoi në gjashtë epërsinë ndaj rivalit Manchester City në garë për titull, por ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme