Këndellet Anglia, merr fitore komode te Finlanda - NACIONALE

Këndellet Anglia, merr fitore komode te Finlanda

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas humbjes befasuese nga Greqia, Anglia ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Finlanda.

“Tre Luanët” zhvilluan një paraqitje solide për të fituar me rezultat 1:3.

Pas një aksioni fantastik, ishte Jack Grealish që kaloi Aglinë në epërsi pasi mori asistimin e bukur nga Gomes (18’).

Anglia vazhdoi të dominojë, duke krijuar raste të njëpasnjëshme por që në këtë pjesë nuk arriti t’i finalizonte.

Ishte Trent Alexander-Arnold që u përkujdes për golin e dytë, me një eurogol nga gjuajtja e lirë duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendas (74’).

Kurse, fitoren e vulosi mesfushori Declan Rice, me një goditje të bukur pas asistimit të Ollie Watkins (84’).

E tëra që bëri Finlanda ishte goli i nderit, përmes Hoskonen (89').

Me këtë fitore, Anglia renditet në pozitën e dytë me nëntë pikë derisa Finlanda mbetet në fund pa pikë.

Lajme të ngjashme