Këndellet Anglia, Kane i shënon Italisë
Kombëtarja e Anglisë ka barazuar rezultatin në derbin ndaj Italisë.
Ishte qendërsulmuesi Harry Kane, që si shumicën e rasteve ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.
Mesfushori Jude Bellingham fitoi një 11-metërsh pasi u faullua brenda zonës dhe nga pika e bardhë i saktë doli të jetë ylli i Bayern Munichut.