KB Trepça njofton se të hyrat nga biletat dedikohen për një fëmijë me sëmundje të rëndë - NACIONALE

KB Trepça njofton se të hyrat nga biletat dedikohen për një fëmijë me sëmundje të rëndë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës në fuqi, KB Trepça, do ta zhvillojë nesër ndeshjet e radhës në Kupën e Evropës FIBA, kundër skuadrës skoceze, Caledonia Gladiatores.

E veçanta e kësaj ndeshje është se klubi mitrovicas ka premtuar që të gjitha të hyrat nga kjo përballje do të dedikohen për një fëmijë që po përballet me sëmundje të rëndë.

Në njoftimin e klubit thuhet se ky është rast unik për t'i bashkuar forcat që të ndihmohet ky fëmijë, i cili ka nevojë për mbështetje për ta gjetur shërimin.

Përballja e Trepçës me skuadrën skoceze zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:30, në palestrën Minatori në Mitrovicë.

Biletat për këtë përballje do të dalin në shitje nesër me fillim nga ora 11:00 dhe çmimi për biletë do të jetë 3 euro.

Skuadra kosovare që ka fituar të gjithë titujt në Kosovë në sezonin që lamë pas, nuk e ka nisur shumë mirë në Kupën e Evropës, pasi ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, ndonëse është përballur me skuadra tejet të forta.

Të njëjtin rekord negativ e ka edhe skuadra me të cilën do të përballet nesër, dhe Trepça do ta synojë fitoren e parë.

Lajme të ngjashme