Katër vite nga vdekja tragjike e KOBE BRYANT, trashëgimia e tij vazhdon të rritet - NACIONALE

Katër vite nga vdekja tragjike e KOBE BRYANT, trashëgimia e tij vazhdon të rritet

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë vdiqën në një aksident tragjik, sot e katër vite më parë, kur helikopteri i tyre u përplas në Kalifornia.

Bryant, një idhull për shumë njerëz, madje me tifozë të shumtë edhe në Kosovë, që ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA, e përcillnin për shkak të tij, u shua përgjithmonë, më 26 janar 2020.

Duket se ka ndodhur tani, apo shumë vite më parë, pasi tragjedia e anon kohën, por janë bërë saktësisht katër vite.

Kobe Bryant, i cili u fut në Hall of Fame pas vdekjes së tij, në mesin e shumë legjendave të tjera, ishte në moshën 41-vjeçare kur vdiq, ndërsa vajza e tij, një talente e basketbollit në moshën 13-vjeçare.

Kobe Bryant posthumously elected to Basketball Hall of Fame

Ata po udhëtonin për një ndeshje basketbolli, ku në bord ishte edhe: John Altobelli, Keri Altobelli, Alyssa Altobelli, Payton Chester, Sarah Chester, Christina Mauser and Ara Zobayan.

Trashëgimia e Bryant vijon me Los Angeles Lakers, NBA, WNBA (të dy ligat kanë çmime të përvitshme në nder të tij), Nike, Mamba dhe Fondacioni i quajtur Mambacita.

Statuja e Kobe Bryant afër zbulimit

Më 8 shkurt, Lakers do të bëjë nderime, ku do ta prezantojnë statujën e tij prej bronzi në Star Plaza, jashtë palestrës së basketbollit, Crypto.com Arena.

“Që kur mbërriti në këtë qytet dhe iu bashkua organizatës së Lakers, ai ndihej si në shtëpinë e tij këtu, duke luajtur në Qytetin e Engjëjve”, tha Vanessa Bryant në një deklaratë. “Në emër timin, të Lakers dhe vajzave të mia, jam shumë e nderuar që, pikërisht në qendër të Los Anxhelosit, përballë vendit të njohur si shtëpia që ndërtoi Kobe, do të zbulojmë statujën e tij në mënyrë që trashëgimia e tij mund të festohet përgjithmonë.”

Statue honoring Kobe and Gianna Bryant placed at crash site on two-year anniversary of deaths - CBS News

Një statujë e tillë do t'i bashkohet legjendave të tjera që tashmë e kanë të ndërtuar afër palestrës, si: Elgin Baylor, Shaquille O’Neal, Kareem Abdul-Jabbar, Magic Johnson, Jerry West and Chick Hearn.

“Kobe Bryant ishte një nga atletët më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave dhe një nga individët më ikonë në historinë e Los Anxhelosit”, tha pronarja e Lakers, Jeanie Buss. “Nuk ka vend më të mirë që Kobe të nderohet me një statujë sesa këtu, në qendër të qytetit tonë, ku të gjithë mund ta festojnë atë dhe të frymëzohen nga arritjet e tij të jashtëzakonshme.”

Data 8 shkurt që është vendosur për t'u zbuluar statuja ka një kuptim të veçantë, pasi 02/08/24 i përfshin dy numrat që ai ka mbajtur gjatë karrierës së tij të gjatë në Lakers.

Çmimi Kobe Bryant

Çmimi Kobe Bryant që nga vdekja e tij dhurohet në natën e njohur si All-Star. Kjo vjen pasi legjenda e këtij sporti e kishte fituar çmimin si më i miri i kësaj nate në katër raste të ndryshme.

Që nga emërimi i çmimit, trofeun për MVP All-Star e kanë fituar katër basketbollistë të ndryshëm. Ishte Kawhi Leonard që e fitoi në vitin 2020, për të vazhduar me Giannis Antetokounmpo në 2021, Steph Curry në 2022 dhe Jayson Tatum në 2023, ky i fundit, kishte një lidhje të veçantë me Braynt dhe jo rrallëherë merrte mësime nga ai.

Jayson Tatum Captures The Kobe Bryant All-Star MVP, Says Focus Is On Making Another Finals Run

Kur e fitoi çmimin vitin e kaluar, pasi shënoi një rekord prej 55 pikëve, ai tha: "Është jashtëzakonisht e veçantë për mua. Ndeshja ime e parë All-Star ishte në Çikago në vitin 2020 kur ata e riemëruan çmimin MVP-në pas vdekjes së tij. Mbaj mend që i thashë vetes atë ditë se duhet të bëj një nga ato paraqitjet e rralla për ta fituar atë çmim para se ta përfundoj karrierën. Të jesh në gjendje të vesh këpucën time me firmë sot dhe të thyej rekordin dhe të marrë në shtëpi këtë çmim të dikujt që kam idhull, është një ditë e paharruar.”

Është një çmim që lojtarët duan të fitojnë për shkak të ndikimit që Bryant kishte mbi ta – drejtpërdrejt dhe tërthorazi.

Nike vazhdon partneritetin me Vanessa Bryant, për ta vazhduar trashëgimin e tij

Vanessa Bryant njoftoi gati dy vjet më parë se arriti një marrëveshje me Nike për të vazhduar një partneritet me kompaninë e veshjeve sportive, një marrëveshje që përfshin dhurimin e Nike 100% të të ardhurave nga këpucët e Giannas për Fondacionin Sportiv Mamba dhe Mambacita.

Nike ka vazhduar të nxjerrë këpucët e Bryant, duke përfshirë Kobe 6 Protro Reverse Grinch pak para Krishtlindjeve, dhe Nike ka planifikuar të nxjerrë në treg Kobe 8 Protro Radiant Emerald dhe Kobe 8 Protro Color Purple më 8 shkurt.

Nike Kobe 8 Protro 'Radiant Emerald' Release Date 2024 | Complex

Më shumë lëshime të këpucëve me firmën e Bryant janë planifikuar gjatë gjithë vitit, duke përfshirë Kobe 4 Protro Philly dhe Kobe 4 Protro Gold Medal.

Lajme të ngjashme