Katër gola në ligë dhe i fishkëllyer nga tifozët e vet: A ka qenë sezoni i parë i Messit në PSG vërtet kaq i keq? - NACIONALE

Katër gola në ligë dhe i fishkëllyer nga tifozët e vet: A ka qenë sezoni i parë i Messit në PSG vërtet kaq i keq?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Me vetëm katër gola të shënuara në Ligue 1 kur kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në përfundim të sezonit 2021/22, ky është Lionel Messi siç nuk e kemi parë asnjëherë.

Në Barcelonë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënonte vazhdimisht gola të panumërta. Për 12 sezone më radhë në Camp Nou, Messi i shënonte të paktën 25 gola brenda një sezoni, përfshirë 50 vetëm në sezonin 2011/12.

Megjithatë, në aventurën e tij të parë jashtë klubit ku u formua, ai ka dështuar ta arrijë një numër dyshifror të golave.

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, la të kuptohej të enjten se përqendrimi është t’i ndihmohet Kylian Mbappes të bëhet golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në Ligue 1 këtë sezon.

Sezoni shpërthyes i Mbappes, megjithatë, pak a shumë ndodhi në kurriz të Messit, roli i të cilit në fushë është shndërruar nga një lider skuadre në në rol dytësor.

Kjo na ndodhur, pjesërisht, për shkak të vështirësive të argjentinasit për t’u përshtatur me futbollin francez, gjë që e vuri Mbappen në krye të ekipit.

Fati i keq është një arsyeje tjetër pse Messi ka shënuar kaq pak gola në ligë. Në fund të fundit, asnjë lojtar në pesë ligat kryesore evropiane nuk e ka goditur shtyllën më shumë se Messi, plot 8 herë, dyfisht më shumë se numri i golave të tij.

Sado që kundërshtarët e tij duan t’ia përqeshin paraqitjet, Messi është fishkëllyer madje edhe nga tifozët e vet këtë sezon. Kjo s’i kishte ndodhur kurrë në karrierën e vet të shquar.

Edhe më keq, niveli i tij është analizuar pothuajse plotësisht përmes numrit të golave të tij.

Duke e pasur parasysh rolin e tij të ri dhe telashet që PSG-ja i ka pasur në lojën ekipore, vështirësitë e Messit janë nxjerrë nga konteksti, edhe pse nuk mund të mohohet fakti se askush nuk e ka pritur që ai të shënonte kaq pak gola në një sezon.

“Kjo është një ligë më fizike, me futboll shumë të ashpër. Lojtarët janë të fuqishëm dhe të shpejtë. Fizikisht, kjo ndryshon shumë”, kishte thënë Messi disa javë pas mbërritjes në Paris.

Pochettino i ka shpjeguar sfidat me të cilat është përballur bashkatdhetari i vet.

“Mes koronavirusit, lëndimeve dhe kombëtares së Argjentinës që e ka thirrur çdo muaj, mundësitë e tij për t’u përshtatur janë kufizuar. Ai nuk është arsyetuar kurrë, e as ne. Por kur luan në një klub tërë jetën dhe pastaj i bashkohesh një klubit të ri, atëherë duhet patjetër të kalosh nëpër proces natyral për ta gjetur vendin tënd”, kishte thënë Pochettino.

Dhe ka qenë e qartë qëkur luan ai luan vazhdimisht se magjia është aty, vetëm se jo në mënyrën se si tifozët në gjithë botën janë mësuar ta shohin.

Në vend të një golashënuesi pjellor, Messi është bërë një shërbyes pjellor.

Në mënyrën se si rivali i tij i moçëm Cristiano Ronaldo e përshtati lojën me kalimin e kohës për t’u bërë qendërsulmues, jugamerikani tani kthehet më mbrapa dhe zë hapësira mes mesfushës dhe sulmit për të krijuar mundësi shënimi për të tjerët, për Mbappen më saktësisht.

Messi i ka bërë 13 asiste në ligë këtë sezon, me një mesatare prej një asisti në 138 minuta lojë.

Sa i përket mundësive të shënimit të krijuara për minutë, ai është në mesin e 20 lojtarëve në pesë ligat evropiane, megjithëse Neymari e udhëheq PSG-në në këtë kategori.

Nuk ka dyshim se Messi ende ka statistika elitare, por ato janë në një kapacitet ndryshe nga ajo që janë mësuar tifozët gjatë 15 viteve të tij në Barcelonë.

Lajme të ngjashme