Katastrofë për Manchester Cityn e Guardiolën, turpërohet edhe nga Tottenham Hotspur
Manchester City e Pep Guardiola po përjetojnë kohën më të keqe që kur lidhën 'kurorë' mes vete, pasi me humbjen 4:0 nga Tottenham Hotspur, numri i humbjeve radhazi shkon në pesë.
Qytetarët janë duke përjetuar krizën më të madhe të rezultateve dhe nuk po arrijnë kurrësesi të gjejnë rrugën drejt fitoreve.
Tottenhami e filloi këtë periudhë, duke e mposhtur në Carabao me rezultat 2:1, e më pas ata vijuan duke humbur nga Bournemouth, Sporting e Brighton.
Sikur këto rezultat zhgënjyese mos të mjaftonin, tani ata kanë pësuar humbje 4:0 në shtëpi dhe sërish nga Spurs.
Përballja në Etihad Stadium ishte e niveluar sa i përket rasteve të krijuara, por që Tottenham ishin shumë konkret.
James Maddison e hapi serinë e golave në minutën e 13-të kur realizoi për 1:0, pas asistimit të Dejan Kulusevskit.
⚽️GOAL | Manchester City 0-1 Tottenham | Maddisonpic.twitter.com/kjrWsKswsc
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 23, 2024
Shtatë minuta më vonë, Maddison e shënoi edhe golin e dytë personal dhe me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë e takimit.
⚽️GOAL | Manchester City 0-2 Tottenham | James Maddisonpic.twitter.com/qf1U7XHc9t
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 23, 2024
Skuadra e Pep Guardiolës në pjesën e dytë e kërkoi golin me ngulm, por dështuan të realizonin, ndërsa Tottenham e shënoi edhe dy të tjerë.
Kësaj radhe, Pedro Porro, shënoi për 3:0 në minutën e 53-të, ndërsa Solanke ishte në rolin e asistuesit.
⚽️GOAL | Manchester City 0-3 Tottenham | Pedro Porropic.twitter.com/pWJ5bq6bDc
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 23, 2024
Teksa për rezultatin përfundimtar 4:0 realizoi Brennan Johnson.
⚽️GOAL | Manchester City 0-4 Tottenham | Brennan Johnsonpic.twitter.com/bDyMB3LVZK
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 23, 2024
Manchester City pas kësaj humbje turpëruese vazhdon ta mbajë vendin e dytë në Premierligë, por që rrezikon që të largohet në tetë pikë me liderin, Liverpoolin.
Në anën tjetër, Tottenham me këtë fitore shkon në kuotën e 19 pikëve dhe merr pozitën e gjashtë, ndonëse kjo renditje mund të jetë e përkohëshme.