KATAR 2022 | Zvicra me Xhakën dhe Shaqirin nga minuta e parë kërkon fitore ndaj Kamerunit, formacionet zyrtare - NACIONALE

KATAR 2022 | Zvicra me Xhakën dhe Shaqirin nga minuta e parë kërkon fitore ndaj Kamerunit, formacionet zyrtare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Zvicrës pas më pak se një ore do t'ia bëjë "sefte" Kampionatit Botëror "Katar 2022", në përballjen ndaj Kamerunit.

"Helvetikët" do kërkojnë vetëm pikët e plota pasi gjenden në një grup të vështirë me Brazilin dhe Serbinë.

Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike, ku Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do ta nisin nga minuta e parë.

Zvicra: Sommer; Widmer, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Sow, Vargas, Shaqiri, Embolo

Kameruni: Onana, Nkoulou, Fai, Castelletto, Tolo, Anguissa, Gouet, Hongla, Ekambi, Choupo-Moting, Mbeumo.

Ndeshja do të nis me fillim nga ora 11:00.

Lajme të ngjashme