Ushtria e Iranit thotë se operacioni ka "përfunduar", paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin - NACIONALE

Ushtria e Iranit thotë se operacioni ka "përfunduar", paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ushtria e Iranit ka thënë se operacioni kundër Izraelit ka "përfunduar", teksa ka paralajmëruar SHBA-në dhe Izraelin kundër sulmeve të ardhshme.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Sardar Bagheri, ka thënë dërgoi një mesazh Shteteve të Bashkuara përmes ambasadës zvicerane duke paralajmëruar Uashingtonin se nëse bashkëpunon me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, bazat amerikane "nuk do të kenë asnjë siguri" dhe do të "trajtohen."

Bagheri tha se nga këndvështrimi i Iranit, operacioni ushtarak kundër Izraelit "ka përfunduar".

Megjithatë, ai theksoi se forcat e armatosura iraniane mbeten në gatishmëri të lartë dhe janë të përgatitura të "veprojnë nëse është e nevojshme" – ka thënë ai në një interviste në TV shtetëror IRINN.

Nëse regjimi sionist përgjigjet, operacioni ynë i ardhshëm do të jetë shumë më i madh.” – ka thënë ai, raporton CNN.

Veprimet e Izraelit në konsullatë u dënuan kështu që duhej të jepej një përgjigje”, shtoi Bagheri.

Lajme të ngjashme