Katar 2022 | Spanja e pamëshirshme, "demolon" Kosta Rikën - NACIONALE

Katar 2022 | Spanja e pamëshirshme, "demolon" Kosta Rikën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore tejet të thellë ndaj Kosta Rikës, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve.

"La Roja" fitoi me rezultat të thellë 7:0, sfidë ku dominuan në të gjitha aspektet.

Pas vetëm 11 minutave lojë, ishte talenti Dani Olmo që pasi pranoi një top të shkëlqyer me një parabolë kaloi Spanjën në epërsi (11').

Vetëm 10 minuta më vonë, Jordi Alba gjeti për mrekulli Marco Asension, i cili me një goditje precize dyfishoi epërsinë (21').

Kurse, për golin e tretë u përkujdes vetë anësori Ferran Torres, duke qenë i saktë nga pika e bardhë (31').

Anën tjetër, Kosta Rika nuk është që arriti të bëjë ndonjë gjë vetëm duke u mbrojtur dhe mundohej disa kundërzbritje, por edhe ato ishin të pasuksesshme.

Spanja nuk u ndal më kaq duke realizuar edhe katër herë të tjera për të vulosur fitoren e thellë prej 6:0.

Ishte prapë Torres, që këtë herë pranoi një top brenda zonës dhe arriti ta mbroj më së miri, para se ta dërgonte në rrjetë (54').

Spanjollët e Luis Enrique vazhduan dominimin e plot, duke gjetur edhe golin e pestë, këtë herë përmes mesfushorit Gavi, i cili me një goditje vollej mposhti Navasin (74').

Rezultatin e thellë të Spanjës e shtoi mesfushori Carlos Soler që përfitoi nga një top i kthyer (90').

Kurse, ishte qendërsulmuesi Alvaro Morata që pas një bashkëpunimi me Olmon vulosi fitoren prej 7:0 (90+3').

Kështu, Spanja e nis për mrekulli grupin E me tre pikë, aq sa ka edhe Japonia, derisa Gjermania dhe Kosta Rika mbesin pa pikë.

Në xhiron tjetër, Spanja do të përballet me Gjermaninë, derisa Kosta Rika do të luajë ndaj Japonisë.

Lajme të ngjashme