KATAR 2022: Katari, i pari komb nikoqir që humbi ndeshjen hapëse të Kupës së Botës - NACIONALE

KATAR 2022: Katari, i pari komb nikoqir që humbi ndeshjen hapëse të Kupës së Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekuador ka arkëtuar pikët e plota në sfidën hapëse ndaj Katarit, në kuadër të Kampionatit Botëror "Katar 2022".

Padyshim, Ekuador ishte tjetër nivel në krahasim me Katarin, duke shënuar fitore komode me rezultat 0:2, sfidë ku dominuan në të gjitha aspektet.

Lojtari i ndeshjes ishte Enner Valencia që realizoi tre gola, por njëri nga to u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas vetëm tre minutave lojë, Valencia shënoi me kokë, por VAR-i ndërhyri duke anuluar golin për pozitë jashtë loje. Menjëherë nisën ankesat se goli duhet të ishte pranuar, por pastaj u shpjegua e tërë situata.

Zhvillohej minuta e 15-të, ku portieri vendas Saad Al Sheeb bëri një ndërhyrje të panevojshme duke shkaktuar një penallti, nga e cila i pagabueshëm ishte Valencia (16').

Dominimi i mysafirëve vazhdoi dhe arritën të dyfishonin epërsinë sërish përmes Valencia, i cili realizoi me kokë pas një harkimi të shkëlqyer nga Angelo Preciados (31').

Pjesa e dytë ishte më e qetë, meqenëse asnjëra nga dy skuadrat nuk është që rrezikuan shumë.

Romario Ibarra i Ekuadordit kishte një mundësi të mirë nga afërsia, por Al Sheeb bëri një pritje të shkëlqyeshme me të dyja duart.

Kështu, Ekuador fitoi pikët e plota duke marr kreun në grupin A me tre pikë, derisa Katar qëndron në fund pa pikë.

Në xhiron e radhës sa i përket këtij grupi, Ekuadori do të përballet me Holandën, derisa Katar do të ketë punë me Senegalin.

Kujtojmë, se ndeshjet e raundit të dytë të fazës së grupeve për dy skuadrat do të zhvillohen me 25 nëntor.

Përcill zhvillimet dhe artikujt e fundit nga botërori duke klikuar KËTU!

Lajme të ngjashme