Katar 2022 | Senegali e mposht nikoqirin e turneut, mban shpresat gjallë për kualifikim - NACIONALE

Katar 2022 | Senegali e mposht nikoqirin e turneut, mban shpresat gjallë për kualifikim

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kombëtarja e Senegalit ka arritur që ta mposhtë nikoqirin e Botërorit, Katarin me rezultat 3:1, në një ndeshje jo shumë të vështirë për senegalezët.

Katari në këtë ndeshje u tregua shumë më e mirë se në ndeshjen e parë ndaj Ekuadorit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme, pasi që Senegali ishte për një nuancë më e mirë.

Image

Gjatë 90 minutave u shënuan plot katër gola, një në pjesën e parë dhe tre të tjerë në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte Dia që në minutën e 41-të krijoi epërsinë e parë të Senegalit, pas një shpërqendrimi në mbrojtjen e vendaseve, për rezultatin 1:0.

Pastaj me të filluar pjesa e dytë Diedhiou dyfshoi epërsinë, duke shënuar gol pas një harkimi nga këndi.

Katari u përkujdes ta bënte lojën më të bukur në minutat e fundit, duke ngushtuar epërsinë me anë të Muntarit në minutën e 78-të, e që ishte goli i parë për këtë kombëtare në një Botëror.

Por gjashtë minuta më vonë, Senegali arriti të shënonte përsëri, kësaj radhe shënoi Dieng për 3:1, për të shuar ëndrrën e nikoqirit që të marrë një pikë.

Vlen të ceket se Katari krijoi mjaft shumë raste për gol në pjesën e dytë, por Mendy shpëtoi disa herë Senegalin, dhe kështu me rezultatin 3:1 përfundon ndeshja, ku Katari tani veçse është eliminuar nga Botërori ende pa zhvilluar ndeshjen e tretë.

Image

Ndeshjen e radhës Senegali e zhvillon me Ekuadorin, ndërsa Katari pret Holandën.

Përmbledhja e ndeshjes Katar - Senegal:

Lajme të ngjashme