KATAR 2022| Pasi u eliminua nga Argjentina, Van Gaal dorëhiqet nga pozita e përzgjedhësit të Holandës - NACIONALE

KATAR 2022| Pasi u eliminua nga Argjentina, Van Gaal dorëhiqet nga pozita e përzgjedhësit të Holandës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Van Gaal ka njoftuar se nuk do të jetë më përzgjedhës i Holandës pas humbjes që korrën “Tulipanët” mbrëmë ndaj Argjentinës.

Ndeshja kundër Argjentinës ngjalli shumë polemika në kampin holandez, por jo vetëm kaq. Eliminimi në çerekfinale bëri që përzgjedhësi Van Gaal ta kumtojë largimin nga pozita e përzgjedhësit.

“Nuk do të vazhdoj si përzgjedhës i kombëtares. Ka qenë ndeshja ime e fundit në këtë funksion në mandatin tim të tretë. Ndihem shumë krenar. Nuk ndihem që kam humbur. Po e lë një grup shumë të mirë lojtarësh dhe një skuadër shumë të lidhur ngushtë dhe teknike”, tha ai.

Van Gaal ka udhëhequr Kombëtaren e Holandës në periudha të ndryshme kohore (2001-01, 2012-2014 dhe 2021-2022). Ai ka thënë se vlerëson që ka bërë një punë të mirë.

“Kam qenë trajner në njëzet (20) ndeshje ku nuk kemi ditur për humbje. Besoj që ka pasur një arsye pse ka ndodhur kjo. Përveç tjerash, kemi luajtur edhe ndaj kombëtareve më të mira”, saktësoi ai.

Lajme të ngjashme