Katar 2022 | Pamje: Ronaldo shënon për epërsinë e Portugalisë ndaj Ganës
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shënuar golin e epërsisë për Portugalinë në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës, kundër Ganës për rezultatin 1:0.
37-vjeçari pranoi një top në zonën e rrezikshme, ku u pastaj ndal në mënyrë të palejueshme dhe gjyqtari i takimit akordoi penallti.
Ronaldo ishte i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1:0, duke çuar në tetë numrin e golave në pesë Kupa të Botës të luajtura.
Sulmuesi portugez tani bëhet i vetmi futbollist që ka shënuar në pesë Kampionate Botërore radhazi, duke çuar numrin në 118 të golave për Kombëtaren e tij në 192 ndeshje.