Katar 2022| Pamje: Japonia i shënon Gjermanisë, barazohet gjithçka
Japonia ka arritur ta barazojë rezultatin kundër Gjermanisë në 1:1 fal golit të Ritsu Doan që shënoi nga afërsia.
Në fakt aziatikët po kalonin nëpër një kohë jo shumë të mirë, pas sulmeve të pandalshme të gjermanëve, por në një interval kohor prej pesë minutash morën kontrollin e lojës, për të sulmuar, deri sa arritën te goli i barazimit.
Ishte një goditje fillestare që u ndal nga Manuel Neuer, ku nga topi i kthyer Doan shënoi për 1:1 në minutën e 75-të.