Katar 2022 | Pamje: Gjermania në epërsi ndaj Japonisë
Kombëtarja gjermane e ka nisur mirë ndeshjen hapëse të grupit E, duke shënuar për 1:0 nga pika e penalltisë në minutën e 33-të, me anë të mesfushorit të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan.
Ishte një harkim i mirë nga Joshua Kimmich në drejtim të mbrojtësit anësor, David Raunn në zonën e rrezikshme, i cili arriti t’i ikte portierit, Gonda, që pastaj shkaktoi penallti në të duke e tërhequr nga prapa.
Turko-Gjermani u tregua shumë i saktë nga pika e bardhë për të realizuar për 1:0.
Kujtojmë se në grupin E, përveç këtyre dy skuadrave, bëjnë pjesë edhe Spanja e Costa Rica, që më vonë zhvillojnë ndeshjen mes tyre.