KATAR 2022 | Messi vs Mbappe: Statistikat, golat dhe kush ishte më i mirë në Kupë të Botës 2022?
Kur kanë mbetur edhe pak orë deri te finalja e madhe e Botërorit, mes Argjentinës e Francës, ne do të shikojmë për paraqitjet e dy yjeve kryesore që do të përballen sot. Kush është më i miri, Lionel Messi apo Kylian Mbappe? Çfarë thonë statistikat deri më tani?
Gjeniu argjentinas me bashkëlojtarët e tij do të përballen me Mbappen e shokët e tij. Jug-amerikanët kërkojnë trofeun e parë që nga viti i largët 1986, ndërsa gjelat janë në kërkim të mbrojtjes së titullit për herë të parë, që kur Brazili e bëri të njëjtën për herë të fundit në 1962.

Dy yjet e Paris Saint-Germain kanë qenë larg lojtarët më të mirë të këtij Botërori, gjë që iu ka ndihmuar t’i dërgojnë kombëtaret e tyre deri në finale. Njëri nga ta tashmë është kampion bote ndonëse shumë më i ri në moshë, ndërsa Messi tani 35-vjeçar nuk e ka fituar asnjëherë dhe kjo me shumë gjasë është mundësia e fundit për ta bërë një gjë të tillë.
Messi vs Mbappe – Golat në Katar 2022
Për sa i përket golave të shënuar, si Messi ashtu edhe Mbappe kanë shënuar nga pesë gola në gjashtë paraqitje, që do të thotë se sot mund të vendoset se cilit do t’i takojë Këpuca e Artë e turneut.
35-vjeçari ka luajtur më shumë minuta, pasi kombëtarja e tij luajti në vazhdime e deri në penallti në çerekfinale kundër Holandës, kështu që në raportin gol për minuta të lojës, Mbappe qëndron pak më mirë.
Në golat e pritur apo ExpectedGoals(xG), mesatare më të mirë ka Messi me 4.75, kundrejt 3.46 të Mbappes.

Një tjetër statistikë mjaft interesante për golat është se Messi ka shënuar tre gola nga penalltia nga pesë gjithsej, ndërsa golat e Mbappes kanë ardhur nga loja e hapur.
Megjithatë, Mbappe edhe pse shënoi pesë gola në katër ndeshjet e para, në çerekfinale dhe gjysmëfinale dështoi të shënonte.
4 – Lionel Messi has become the first player to both score and assist in four separate World Cup matches (since the 1966 edition). Magical.
— OptaJoe (@OptaJoe) December 13, 2022
2006 vs Serbia
2022 vs Mexico
2022 vs Netherlands
2022 vs Croatia pic.twitter.com/Qsh36wCuCj
Messi vs Mbappe – Asistet në Katar 2022
Nëse te golat qëndrojnë njëjtë, në asiste Messi prinë, duke asistuar në tre raste në gjashtë ndeshje, kundrejt dy të Mbappes në po aq ndeshje. Edhe në Expected asist ka një mesatare më të madhe Messi, pasi pozicioni i tij në fushë ia lejon këtë.

Duhet cekur se te asistet, përparësi ka Messi, pasi që ai jo vetëm që është organizues i lojës, por edhe bënë goditjet nga këndi edhe gjuajtjet e lira, që japin më shumë mundësi për të asistuar.
250 - Kylian Mbappé’s second goal against Poland on Sunday was the 250th of his professional career (360th game), reaching this tally in 150 games fewer than Cristiano Ronaldo (510) and 19 games fewer than Lionel Messi (379). Statement. pic.twitter.com/77e6yGUKBN
— OptaJoe (@OptaJoe) December 6, 2022
Messi vs Mbappe - Kush ishte më i miri në Katar 2022?
Në shikim të parë, statistikat i japin një avantazh të vogël Lionel Messit në garën për lojtarin më të mirë të turneut.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar numër të njëjtë të golave, ka asiste më shumë, ka pasur më shumë goditje, xG më të lartë, ka krijuar më shumë raste dhe ka më shumë pasime të suksesshme në pjesën e fushës kundërshtare.
Është gjithashtu e dukshme se Mbappe ka shënuar vetëm një herë në fazën e eliminimit direkt, duke mos arritur të shënojë në çerekfinale apo gjysmëfinale, ndërsa Messi ka shënuar në të gjitha fazat e turneut.
Ceremonia përmbyllëse e Kupës së Botës fillon në 14:30 dhe pas një orë e gjysmë, saktësisht në 16:00 do të fillojë finalja e madhe mes Argjentinës e Francës.

