Karim Benzema nuk planifikon të shkojë në finalen e Kupës së Botës
Sulmuesi Karim Benzema mesa duket nuk do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës në Katar, ditën e diele.
Francezi është ende në listën e Didier Deschamps pasi nuk është zëvendësuar, derisa Real Madrid i ka dhënë leje për të udhëtuar meqenëse mund të merr medalje njësoi si bashkëlojtarët, mirëpo "Relevo" raporton se sulmuesi për momentin nuk mendon udhëtimin në Doha.
Fituesi i Topit të Artë u lëndua me 19 dhjetor dhe u rikthye në Madrid një ditë më vonë. Edhe pse ai mund të ishte i pranishëm në gjysmëfinale, Deschamps shpejtë e mbylli derën: "Unë kujdesem për 24 lojtarët këtu. Nuk kujdesem as për ata që nuk janë si Kimpembe apo Pogba". Nuk do të flas për këtë ditë pas dite".
Dje, pas eliminimit pyetja ishte e njëjtë dhe përgjigja e tij ishte kështu: "Pfff, preferoj të mos përgjigjem. Pyetja tjetër".
Benzema tashmë është shëruar plotësisht dhe ka nisur stërvitjet në Valdebebas, por mendon se nuk është logjike t'i bashkohet skuadrës vetëm në ndeshjen vendimtare.
Sipas këtij raporti, Benzema e ka kuptuar këtë gjë, por ftohtësia që Deschamps i referohet atij në konferencë i ka "dhembur".
Në të njëjtën mënyrë, që kur u largua më 20 dhjetor, ai nuk ka pranuar asgjë nga Federata Franceze. Ishte një moment i vështirë për të, sepse është përgatitur për kampionatin që disa muaj dhe ka pritur së paku disa shkrime nga liderët.
Benzema no tiene pensado ir a la final del Mundial.
— Relevo (@relevo) December 15, 2022
📌 Al francés no le han sentado bien las declaraciones de Deschamps ni la falta de interés de la federación gala.
➕ℹ https://t.co/Ix6sdQ09aS pic.twitter.com/2xHMDyEusi
Lidhjet e mira me bashkëlojtarët
Pavarësisht këtyre ndodhive, Benzema ka lidhje të shkëlqyeshme me bashkëlojtarët.
Tchouameni dje konfirmoi se ka biseduar me Benzeman: "Sigurisht që flas me të. Ai është shumë i lumtur për ne".
Megjithatë, Benzema nuk mendon të shkojë në stadiumin "Lusail" të dielën që të merr medaljen, qoftë e arta ose e argjendta.