KATAR 2022 | Griezmann e pranon se përballja ndaj Messit do të jetë komplet ndryshe - NACIONALE

KATAR 2022 | Griezmann e pranon se përballja ndaj Messit do të jetë komplet ndryshe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i kombëtares së Francës, Antoine Griezmann ka pranuar se fakti që do të përballen me Lionel Messin do ta ndryshojë tërë sfidën pas fitores ndaj Marokus.

Franca është në udhë të mbarë për të fituar dy Kupa të Botës radhazi në vite, pasi arritën deri në finale - ku do t'i mirëpret Argjentina.

Sidoqoftë, Griezmann mendon që secila kombëtare është komplet ndryshe me Messin në skuadër.

"Secila skuadër me Messin është komplet në propozim të ndryshëm. Kemi parë si Argjentina luan dhe e dimë mënyrën si luajmë".

"Ata janë skuadër e vështirë dhe duken në top formë. Nuk është vetëm Messi. Ata kanë skuadër të mirë rreth tyre dhe do të kenë shumë mbështetje në stadiume. Ne do të jemi shumë të përgatitur".

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps gjithashtu pranoi se skuadra e tij është duke u përballur me një virus në kamp, që e detyroi Adrien Rabiot ta humbasë sfidën, derisa Dayot Upamecano dhe Kingsley Coman që ishin të prek qëndruan vetëm në stol.

"Ne po provojmë të jemi të kujdesshëm që të mos shpërndahet. Lojtarët kanë bërë një punë të madhe në fushë që trupi i tyre të ketë një sistemi të fortë pasi trupi të dobësohet".

Ai gjithashtu u pyet lidhur me rikthimin e mundshëm të Karim Benzema i cili është shëruar plotësisht nga lëndimi, por tekniku francez kishte përgjigje të qartë: "Nuk dua vërtetë t'i përgjigjem kësaj pyetje. Pyetja e radhës ju lutem", shtoi ai.

Përballja mes Argjentinës dhe Francës do të zhvillohet të dielën e radhës me fillim nga ora 16:00.

Lajme të ngjashme