KATAR 2022: Brazili me katër sulmues kundër Kroacisë - NACIONALE

KATAR 2022: Brazili me katër sulmues kundër Kroacisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Brazilit, Tite, i ka besuar 11-shës me të cilën e shkatërroi Korenë Jugore në ndeshjen e kaluar edhe për përballjen e sotme çerekfinale kundër Kroacisë në Kupën e Botës.

Brazili dhe Kroacia do të përballen në orën 16:00 për një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2022.

Tite nuk e ka bërë asnjë ndryshim në formacion nga ndeshja e kaluar kundër Koresë Jugore, të cilën e fitoi bindshëm 4:1 në një të tetën e finales.

Brazili: Becker, Militao, Silva (kapiten), Marquinhos, Danilo, Paqueta, Casemiro, Neymar, Raphinha, Richarlison, Vinicius Junior

Ndërkohë, trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic i bëri dy ndryshime nga ndeshja e kaluar, të cilën mezi e fitoi në penallti kundër Japonisë.

Borna Sosa e zëvendëson Borna Parisicin në krahun e majtë të mbrojtjes. Mesfushori Mario Pasalic luan po ashtu titullar në vend të Bruno Petkovic.

Kroacia: Livakovic, Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa, Modric (kapiten), Brozovic, Kovacic, Pasalic, Kramaric, Perisic

Lajme të ngjashme